Natyrisht, synimi kryesor është suksesi dhe gjysmëfinalja, por jo vetëm. Spanja do të luajë këtë të premte ndaj Gjermanisë për ambiciet për trofe, ndonëse rrugës vendosen edhe rekorde, me skuadrën “iberike”, e cila deri më tani numëron katër fitore radhazi në Euro 2024, duke barazuar rekordin e kampionatit që e mbajnë katër skuadra të tjera.
“Furitë e Kuqe” të tekniku Luis de la Fuente ndjekin Francën, Holandën, Çekinë dhe Italinë që kanë nga 4 suksese radhazi, me tre herë kampionët e Evropës që mundën Kroacinë në ndeshjen e parë të Grupit B, me rezultatin, 3 me 0 e më pas Italinë e Shqipërinë, me rezultatin minimal, 1 me 0, duke e mbyllur këtë fazë, me 9 pikë të plota e më pas vijuan në raundin e 1/16-ve, ku mundën Gjeorgjinë me shifrat, 4-1.
Mirëpo, nuk është vetëm kaq, pasi historia në përballjet mes këtyre dy skuadra ka filluar të “flasë” spanjisht, pasi “Furitë e Kuqe” kanë pasur bilanc pozitiv ndaj Gjermanisë në gati 25 vjet, duke arritur ekuilibrimin e bilancit me 8 fitore, 8 barazime e 9 humbje, me fitoren e fundit të “Pancerave”, që ka ardhur para 36 vitesh, në Euro 1988, e cila u mbajt gjithashtu në Gjermani. /i.m /abcnews.al