Zgjedhjet në Francë/ Rreth 30 mijë policë në rrugë për të shmangur incidentet

schedule12:31 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:31 - 4 Korrik, 2024

Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën të dielën vonë, pas balotazhit parlamentar, për të siguruar që të mos ketë incidente.

Raundi i dytë do të përcaktojë nëse Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen do të sigurojë një shumicë parlamentare për herë të parë dhe do të formojë qeverinë e ardhshme në Francë.

Fushata zgjedhore është dëmtuar nga tensione politike si dhe nga disa incidente të dhunshme, dhe zëdhënësja e qeverisë Priska Theveno tha se ajo dhe ekipi i saj u sulmuan nga një grup i vogël të rinjsh të mërkurën mbrëma.

Ajo nuk u lëndua por zëvëndësi i saj dhe një tjetër burrë u plagosën.

Një kandidate e RN në Savoy, Marie Dassy,  ​​tha se ajo u sulmua nga një shitës.

Rreth 5,000 nga 30,000 oficerë policie që do të vendosen atë natë do të jenë brenda dhe rreth Parisit dhe do të sigurojnë që e djathta radikale dhe e majta radikale të mos përfitojnë nga situata për të shkaktuar kaos.

/abcnews.al