Një gjykatë në Rusi gjobiti platformën e mediave sociale Twitch, me 1 milion rubla (rreth 12 mijë dollarë).
Paditë e ngritura nga Agjencia Federale Ruse e Teknologjive të Informacionit dhe Mbikëqyrjes së Komunikimeve Masive (Roskomnadzor) kundër Twitch u dëgjuan në Gjykatën Taganskiy në Moskë.
Gjykata vendosi se kompania nuk ishte në përputhje me legjislacionin sepse përmbajtja e ndaluar në Rusi mund të aksesohej përmes Twitch dhe gjobiti platformën me 1 milion rubla.
Gjoba të ndryshme janë vendosur më parë për Twitch në vend për shkelje të ngjashme.