Vjosa, 75.5 milionë euro/ Investime në parkun kombëtar, miratohet marrëveshja me BERZH

schedule15:27 - 2 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 2 Korrik, 2024

Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për një kredi me vlerë 75,5 milionë euro e cila do të financohet nga Banka Europina për Rindërtim e Zhvillim.

Projekti synon ngritjen e sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza për përrenjtë që derdhen në lumin Vlosa, por edhe ngritjen e kapaciteteve për bashkitë dhe bizneset lokale për të nxitur një qasje të orientuar nga eko-turizmi. Zv.ministrja e Turizmit tha se ky fond do të ndikojë në tërheqjen e më shumë turistëve elitarë në lumin Vjosë.

Zv.ministrja tha se aktuakisht janë marë masa edhe për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet që vijnë nga Kosova.

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë dhe përshkon pesë qarqe përpara se të derdhet në detin Adriatik.Në mars të 2023, qeveria shqiptare e shpalli ekosistemin natyror të lumit një park kombëtar, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!