Homazhet në nder të Ismail Kadaresë do të zhvillohen edhe në shtëpinë e tij të lindjes në Gjirokastër. Gazetari Elidon Berberi raportoi nga shtëpia, ku shkrimtari ka nisur rrjeshtat e parë, ndërsa tha se homazhet do të zhvillohen edhe në qendër të pazarit, ku ndodhet edhe këndi i nderit.
“Pushteti lokal dhe drejtoria e muzeve do të organizojnë homazhe kushtuar emrit, jetës dhe veprimtarisë së Kadaresë. Unë ndodhem në Odën, në dhomën ku shkrimtari ka nisur të hedhë rrjeshtat e para. Pritet që homazhet do të zhvillohen edhe në qendrën e pazarit, aty ku është edhe portreti i shkrimtarit “, tha gazetari.
Një lexues i shkrimtarit tha për ABC News se kombi shqiptar ka humbur njeriun më të madh të shekullit.
“Kombi shqiptar ka humbur njeriun më të madh të shekullit, njeriun e mendimit dhe shkrimtarin gjenial që bëri të njohur Shqipërinë në të gjithë botën. Kadare thoshte se kam bërë letërsi normale në një vend anormal. Lamtumirë Kadare, njeriu që i dha shkëlqim gjuhës shqipe dhe e bëri të njohur në të gjithë botën”, u shpreh ai./abcnews.al