Një alarm për bombë është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.
Ai ka thënë se “situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën”.
Nga pamjet e publikuara, se shihet Njësia K-9 e Policisë së Kosovës është duke kontrolluar hapësirat e aeroportit./abcnews.al