Prej 8 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.
Megjithatë, pavarësisht se ka treguar përherë besnikërinë e tij ndaj “Qytetarëve”, e ardhmja e “yllit” të mesfushës në mediat shihet larg “Etihad”, mirëpo në një prononcim të bërë së fundmi, belgu i dha fund njëherë e mirë fjalëve që qarkullojnë, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Qytetaërëve”.
“Do të qëndroj te City. Kam lexuar shumë tituj lajmesh për një transferim, por unë vetë nuk kam folur me askënd. Në momentin e duhur, nëse ka një ofertë të mirë dhe i them Pep që dëshiroj të largohem është e mundur, por diçka e tillë nuk po ndodh”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës së “Qytetarëve”. /i.m /abcnews.al