Raporti i ushtrisë bjelloruse se një numër i madh ushtarësh ukrainas me armë dhe pajisje po lëviznin në rajonin verior të Zhytomyr, i cili kufizohet me Ukrainën, është shqetësues, njoftoi sot Kremlini.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë deklaroi dje se Ukraina po shton forcat e saj në zonën kufitare me Bjellorusinë.
Një zëdhënës i shërbimit kufitar ukrainas tha sot se deklarata të tilla janë pjesë e një “fushate informative” të mbështetur nga Rusia dhe se Kievi ka vendosur forca të caktuara pranë kufirit me Bjellorusinë për të parandaluar çdo “provokim”.
/abcnews.al