“SHBA nuk është ende gati që Ukraina të anëtarësohet në NATO”.
Kështu ka deklaruar Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për Philadelphia Inquirer, e raportuar edhe nga mediat ukrainase, duke nënvizuar se Kievi nuk do të ftohet në samitin e Aaleancës të planifikuar në Uashington midis 9 dhe 11 korrikut.
“Ne e kuptojmë se Shtëpia e Bardhë nuk është e gatshme të na dërgojë një ftesë”, tha Zelensky.
“Nëse Shtetet e Bashkuara kanë frikë të irritojnë Vladimir Putinin dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të ftuar, atëherë u kërkojmë partnerëve tanë strategjikë të na japin atë që mund të na mbrojë: sistemet antiraketë Patriot, F-16 dhe mundësinë për të përdorur armët kundër Rusisë.
“Nëse NATO nuk është e gatshme të na mbrojë dhe të na mirëpresë në aleancë, atëherë ne i kërkojmë NATO-s të na japë gjithçka për t’u mbrojtur”, këmbënguli Zelensky.
/abcnews.al