VIDEO/ Zjarri në ish magazinën shtetërore në Kamëz, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule10:19 - 1 Korrik, 2024

schedule 10:19 - 1 Korrik, 2024

Një zjarr ka rënë në një ish magazinë shtetërore në Kamëz, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood dhe me materiale plastike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”.

Nga pamjet e sigurua nga ABC News, shihet se magazina u përfshi nga flakët dhe forca të shumta të zjarrfikësve punuan për shuarjen.

Sipas policisë, flakët janë shuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al