Dy vëllezër në Kavajë, 26 dhe 32 vjeç, janë shpallur në kërkim për plagosjen e një 43 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në fshatin Luz i Vogël pas një konflikti për motive të dobëta,
Shërbimet e policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al