Një 49-vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.
49-vjeçari, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon./abcnews.al