Zjarret pushtojnë Australinë, digjen 1,1 milionë ha tokë

schedule12:49 - 13 Nëntor, 2019

schedule 12:49 - 13 Nëntor, 2019

Një front zjarresh i paprecedentë në historinë e Australisë, ka shkrumbuar deri tani një million hektar terren në shtetet lindore të Nju Sauth Uejls dhe Kuinslend, duke mbërritur në periferi të Sidnej dhe të qyteteve të tjera. Autoritetet paralajmërojnë se beteja kundër zjarreve mund të zgjasë për disa muaj. Një ditë më parë kushtet e zjarreve në Nju Sauth Uejs ishin në nivelin e katastrofës, me temperature të lartë, zero lagështi dhe erëra me shpejtësi të lartë.

Organizata Botërore e Meteorologjisë njofton se ngrohja globale po luan një rol kryesor në përhapjen e flakëve. Kushtet pritet të vështirësohen në fundjavë me rritjen e temperaturave dhe erërave. Zjarret në Australi kanë djegur një hapësirë toke prej 1,1 milionë hektarë.

Rreth 150 vatra masive zjarri janë ende aktive në rajonet e Nju-Sauth-Uellsit dhe Kuinslendit në lindje. Autoritetet informojnë se nuk janë raportuar viktima.

Për Organizatën Botërore të Meteorologjisë, nxitës kryesor i fenomenit mbetet ngrohja globale.

Në terren po qëndrojnë në gatishmëri mbi 3 mijë forca zjarrfikëse, autozjarrfikëse dhe mjete ajrore. Me mijëra zjarrfikës të mbërritur nga vende të tjera dhe Zelanda e Re, të mbështetur nga 150 avionë cistern dhe nga njësi ushtarake me helikopterë, u përballën me 130 vatra zjarri, të cilat ende kërcënojnë me dhjetëra qendra të populluara në dy shtete. Përballë një sezoni të gjatë zjarresh, ministrja australiane e mbrojtjes po merr në konsideratë vendosjen në gadishmëri të ushtarëve rezervë për tu përballur me emergjencën e zjarreve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!