Komentet e tij vijnë disa ditë pasi presidenti sirian, Bashar al-Assad, bëri deklarata të ngjashme, duke lënë të kuptohet se ka vullnet mes dy shteteve që t’i japin fund tensioneve dhe të normalizojnë raportet.
“Nuk ka asnjë arsye pse raportet diplomatike të mos vendosen”, tha Erdogan për gazetarët.
“Në të njëjtën mënyrë që i mbajtëm gjallë raportet tona me Sirinë në të kaluarën – ne mbajtëm takime me Assadin, që përfshinin edhe takime familjare – nuk mund të them se nuk do të ndodhë më”, tha Erdogan. Ai iu referua një pushimi që Erdogan dhe familja e Assadit bënë së bashku në jug të Turqisë më 2008, para se raportet mes tyre të përkeqësoheshin.