Reforma në drejtësi do të jetë prioritet i Fatjona Memçaj nëse zgjidhet kryeprokurore

schedule11:15 - 13 Nëntor, 2019

schedule 11:15 - 13 Nëntor, 2019

Kandidatja për kryeprokurore Fajtona Memçaj është e dyta në listën e intervistimit para KLP-së, pas Arta Markut. Në fjalën e saj gjatë prezantimit të platformës dhe vizionit të saj nëse zgjidhet kryeprokurore Memçaj e vuri theksin te reforma në drejtësi.

“Përsa i përket asaj se çfarë duhet të përfaqësojë prokurori i Përgjithshëm sipas zbatimit të reformës në drejtësi. Kam paraqitur politkikat për impelemtimin e strategjive që prokurori i Përgjithshëm duhet të jenë aty për të demonstruar dhe për të mbrojtur shtetin e së drejtës e ligjit, siguri dhe të drejtë të barabartë të ligjit për çdo individ, integritet, autoritet, lidership, atë çfarë sot pritet nga reforma në drejtësi.

Të dijë të implementojë jo vetëm legjislacionin, por edhe të sigurojë që të miratohet e kontrollohet kundrejt një llogaridhënie transparente

Detyra e prokrurot të ri është që të bëjë një partner dinjitoz, përkrah prokurorive të tjera në atë që është lufta kundër kriminalitetit”.

Në nisje të fjalës saj memçaj bëri një përmbledhje të punës së saj 18 vjeçare.

“Kam qenë një nga prokuroret e para të Task Force shqiptare për pastrimin e parave, kam drejtuar drejtorinë ligjorë ne Presidëncë, duke bërë akte ligjore që shërbejnë dhë sot. Si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe si prokurore në Prokurorinë e Apelit.

Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disa vjeçare, jam përfshirë në mësimdhënie, anëtare bordi të Magjstraturës dhe anëtare e KED”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!