KLP interviston kandidaten Fatjona Memçaj.
Në senacën dëgjimore Fatjona Memçaj paraqet platformën e saj para KLP-së.
“Në krijimin e një marrëdhënieve duhet të egzistojë ndershmëria në komunikim, ndër detyrat kryesore është raportimi mbi të gjithë veprimtarinë që kryen Prokuroria. Mërrëdheniet me Këshillin nuk i shoh formale por marrëdhënie bashkëpunimi”, kështu i është përgjigjur Memçaj pyetjes së kryetarit të KLP-së, Gent Ibrahimaj se si i shikon mundësitë e bashkëpunimit dhe kompetencat që ka tani PP me ato që kishte me ligjin e mëparshëm.
Prokurorit të Përgjithshëm i janë kufizuar kompetencat, tha Memçaj.
Memçaj thekson se Prokuroria është në një periudhë zhvillimi me mungesë prokurorësh dhe me volum shumë të madh punë.
Më tej Memçaj u shpreh se procesi i Vettingut është një proces i vështirë që mund të sjellë e probleme.
“Vizioni im është mundësia që prokurorët të mbajnë përgjegjësi në rastet kur kanë gabuar. Ne jemi dënuar nga Strasburgu se nuk u është dhënë mundësia qytetarëve të mbrohen. Kjo është mosmarrje përgjegjësie. Procesi i vetingut po ul numrin e prokurorëve dhe rivendosja e tyre është ende një proces i gjatë dhe i veshtirë dhe do të na krijojë probleme”, deklaroi Memçaj. /abcnews.al