Kremlini po shqyrton uljen e marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin

schedule11:13 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:13 - 27 Qershor, 2024

Kremlini thotë se Rusia po shqyrton një ulje të mundshme të marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin për shkak të qasjes armiqësore të SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj Moskës.

Duke folur për gazetarët këtë të enjte, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se masa është “praktikë standarde” për shtetet që përballen me “manifestime jomiqësore ose armiqësore”.

“Për shkak të përfshirjes në rritje të Perëndimit në konfliktin mbi Ukrainën, Federata Ruse nuk mund të mos shqyrtojë opsione të ndryshme për t’iu përgjigjur një ndërhyrjeje të tillë armiqësore perëndimore në krizën ukrainase”, u shpreh Peskov.

Peskov tha se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje dhe se Rusia po shqyrton mënyra të ndryshme për t’iu përgjigjur Perëndimit.

/abcnews.al