Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, studiuesi Eqrem Zenelaj foli për pasionin për kërkimet shkencore. Gjatë kësaj interviste, Zenelaj tregoi se ka një jetë që i është përkushtuar shkencës dhe historisë.
Ai u shpreh se kërkimet e tij shkencore kanë qenë gjithmonë mbi Shqipërinë dhe historinë kombëtare.
“Kërkimet e mia shkencore, gjithmonë mbi Shqipërinë e historinë tonë kombëtare”, u shpreh studiuesi Zenelaj.
Ai gjithashtu foli edhe për Heraldika e Kabashit, duke treguar se ka zbuluar enciklopedinë italiane me 2010 pa ngjyra.
Ndërsa theksoi se me ngjyra ishte para disa viteve në Institutin Arkeologjik të Heraldikave në Romë. Së fundmi zbuloi edhe botimin e tij më të ri, “Epiri ose e quajtura sot “Shqipëria”.
Më tej ai tregoi se ky botim flet për të dhëna e detaje që lidhen me artefaktet e gjetura si dhe ato që i kanë dhuruar.
/abcnews.al/