“Dekonspirime të tilla bëhen me regji”, Karamuço: Në SPAK ka pasur largime, në BKH ka dyshime se…

schedule20:49 - 26 Qershor, 2024

schedule 20:49 - 26 Qershor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar lajmin për një operacion për inceneratorin e Tiranës, të cilin SPAK e mohoi, tha se është e vështirë që të mbahen sekrete hetimore të tilla në një vend si Tirana.

“Kur institucionet veprojnë në një ambient publik për çështje kaq sensitive dhe kur luhen kaq shumë interesa, është i vështirë që sekreti hetimor të ruhet sidomos në një ambient si Tirana që është shumë i vogël.”, tha Minxhozi teksa mori shembull informacionet për dosjet ndaj Donald Trump në SHBA.

Ndërkohë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se nxjerrja e një informacioni të tillë bëhet me regji.

“Nga eksperienca e mëparshme, dimë që në raste kur ka një dekonspirim të tillë kjo nuk bëhet rastësisht por me një regji qendrore të një grupi dashakeq. Politikanët nuk kanë vetëm miq por edhe armiq. Flas për politikanë që janë të përfshirë, ose dyshohet ose nganjëherë edhe hamendësohet se mund të kenë lidhje me çështjen e inceneratorëve sepse për atë është folur dje dhe sot. Nuk më rezulton kështu deri më tani megjithatë do të shikojmë deri në fundjavë. Nëse deri atëherë ka masa konkrete për disa prej emrave që kemi dëgjuar atëherë Dumani ka një problem të madh brenda SPAK. Nëse nuk ka, atëherë kjo ka qenë me një regji qendrore vetëm për çështje të dezinformimit. Por ka madje edhe BKH. Ka dyshime që ka persona me list pagesë, që edhe janë hetuar. I janë nënshtruar vettingut, para një muaji ka përfunduar pjesa e parë. Edhe administrata e SPAK, ka pasur edhe dorëheqje dhe largime për shkak se kanë pasur problematikë të besueshmërisë së tyre në kryerjen e detyrës administrative në ato funksione që kanë.”, tha Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!