Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët, lajmi që nuk ndodhi/ Meçe: Lajme të tilla synojnë të dëmtojnë SPAK, të krijojë idenë se nuk është i pavarur

schedule18:46 - 26 Qershor, 2024

schedule 18:46 - 26 Qershor, 2024

SPAK hodhi poshtë të mërkurën disa informacione të dhëna në disa media një ditë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, prokuroria e posaçme tha se po vijon hetimet dhe nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.

Analisti Arben Meçe, në intervistën për “Special Report”, tha se lajme të tilla të pavërteta kanë për synim të dëmtojnë seriozitetin e SPAK dhe të krijojnë idenë se nuk është i pavarur.

“Lajmi ishte që gjatë mesnatës është bërë aksioni. Dhe në këtë kuadër ky lajm që ka filluar tani të luajë me autoritetin e SPAK dhe të prodhojë përgenjeshtrim. Strategjia e parë për të luftuar SPAK është inflacioni i padive penale, merr dhe shpjer në SPAK çfarë të dalë përpara, i shpie dhe thua pse si hapi SPAK. Dhe në këtë mënyrë goditet eficenca e SPAK. E dyta është të shpërndahen gjithandej informacione që bëjnë sikur dalin nga SPAK, nga njerëz të besuar ose burime. Dhe e treta, është lufta e Saliut dhe Ilirit që e godasin përballë.

Edhe informacioni është në kuadrin e të ashtuquajturit burime që dalin nga SPAK dhe që natyrisht vazhdojnë të intensifikohen duke prodhuar të pavërteta që dalin nga SPAK vetë e vetëm për të goditur seriozitetin që punon SPAK. Ka pasur një të vërtetë aty por SPAK-u u tremb. Perceptimi te publiku nëpërmjet informacionit të SPAK, është të humbasë seriozitetin e SPAK dhe njëkohësisht të prodhojë imazhin që është një strukturë që komandohet që nuk është e pavarur. Ky lajm është produkt i kësaj skeme dezinformimi. Fakti që u përgenjeshtrua nga SPAK do të thotë se SPAK tani dot që fillojë të mbajë qëndrime ndaj këtyre sjelljeve të cilat dëmtojnë rëndë imazhin e tij”, tha Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!