Erdogan: Mbështesim Libanin në konfliktin kundër Izraelit

schedule14:02 - 26 Qershor, 2024

schedule 14:02 - 26 Qershor, 2024

“Turqia qëndron pranë popullit vëlla të Libanit,” tha Recep Tayyip Erdogan dhe akuzoi Izraelin se “i ka vënë syrin Libanit pas Gazës”.

“Është jashtëzakonisht serioze dhe e trishtë që vendet, të cilat flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër kur vjen puna për t’iu drejtuar një personi të sëmurë mendor si Netanyahu”, tha ai.

Në vazhdim, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se planifikon të përhapë luftën në të gjithë rajonin me pëlqimin e Perëndimit dhe tha se kjo do të çonte në një fatkeqësi të madhe.

“Përpara Perëndimit, bota islame dhe vendet simotra të Lindjes së Mesme duhet të reagojnë kundër këtyre planeve të përgjakshme.

Megjithatë, me keqardhje kemi vënë re se bota islame vepron sikur të ishte tashmë e vdekur.

Ne nuk duhet t’ua japim këtë shans”, tha ai.

Presidenti turk theksoi se Turqia mbështet Libanin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit të qëndrojnë në solidaritet me vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!