U zgjodh kreu i ri i NATO-s, Rutte: Nder i jashtëzakonshëm, aleanca gur themeli për sigurinë

schedule11:40 - 26 Qershor, 2024

schedule 11:40 - 26 Qershor, 2024

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, tha se “është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”.

“Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë,” shtoi ai.

Emërimi i Ruttes u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.

Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të tanishëm Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, i cili ka 10 vjet në krye të NATO-s, tha se po e lë aleancën në “duar të sigurta” dhe e quajti Ruttes një lider të “fuqishëm transatlantik”.

“E mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për ta zgjedhur Mark Rutten si pasuesin tim. Mark është një transatlantik i mirëfilltë, një lider i fuqishëm. I uroj atij sukses teksa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n për sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Stoltenberg.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!