Ivan Rakitic ka përfunduar rezervë e Barcelonës. Trajneri Valverde nuk po e aktivizon këtë sezon dhe largimi në merkaton e janarit është i paevitueshëm. Mesfushori i kampionëve të Spanjës nuk e fsheh mërzinë e tij në një prononcim për Movistar.
Askush nuk e pëlqen stolin dhe kroati nuk bën ndryshim nga lojtarët e tjerër. Rakitic respekton vendimin e trajnerit, por beson te vetja dhe kualiteti i tij. Karriera pritet të vijojë në Serie A, aty ku do të ketë një garë interesante midis Interit dhe Juventusit për shërbimet e nënkampionit të botës.
“Më kanë shkëputur nga topi, jam i trishtuar. I kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit dhe klubit. I kam dhënë shumë Barcelonës në këto 5 vite. Jam 31 vjeç, jo 38, e ndjej që ndodhem në momentin më të mirë“, thekson mesfushori kroat. /abcnews.al