Vetëm 24 orë para zgjedhjeve në Francë tre kandidatët kryesorë, kryeministri Gabriel Attal, e djathta ekstreme Jordan Bardela dhe kreu i aleancës së majtë Manuel Bobard kryqëzuan shpatat.
Në debatin e parë të tre pretendentët diskutuan çështje si ekonomia, pensionet dhe emigracioni. Duke sulmuar dhe ndërprerë shpesh njëri-tjetrin, të tre kandidatët, të gjithë nën moshën 40 vjeç u përpoqën të nxjerrin në pah dallimet e tyre.
Attal u përpoq të mbronte rekordin e qeverisë së tij, Bardela u përqendrua në qëndrimin e ashpër të partisë së tij mbi emigracionin, krimin dhe sigurinë, ndërsa Bobbar promovoi planin e së Majtës për të ulur moshën e pensionit dhe për të rritur taksat për të moshuarit.
Tensionet u rritën kur diskutuan reformën e pensioneve, të cilën Macron, në një lëvizje jopopullore që shkaktoi trazira e rriti moshën nga 62 në 64. Atal mbrojti vendimin, ndërsa Bobbar premtoi ta anulonte atë dhe Bardela tha se do ta ndryshonte vendimin.
Asnjë nga tre kandidatët nuk dukej se kishte marrë një goditje me nokaut ose nuk kishte bërë ndonjë lëvizje për të lëkundur votuesit.Bardella nuk dukej se i adresoi në mënyrë adekuate kritikat se politikës së partisë së tij i mungojnë shumë detaje.
Atal nuk dukej se u dha votuesve të zemëruar një arsye për ta zgjedhur atë dhe prania e Bobbar shërbeu si një kujtesë për votuesit se e majta ende nuk ka vendosur se kush do ta udhëheqë atë nëse fiton votën.
“Në të vërtetë nuk kishte asgjë që të bënte përshtypje apo jehonë,” tha Jean Peto, një ekspert i politikës franceze.
Emmanuel Macron i habiti të gjithë kur shpalli zgjedhje të parakohshme pasi partia e ekstremit të djathtë të Le Pen fitoi në zgjedhjet evropiane.
Sondazhet tregojnë se partia e Le Pen është në rritje, ndërsa partia e tij po shkon drejt rënies. Një sondazh i IFOP tregoi se Tubimi Kombëtar po kryeson me mbështetjen e 35% të votuesve.
Fronti i Ri Popullor, aleanca e majtë, doli e dyta me 30% dhe Ansambli qendror i Macron fitoi vetëm 20%. Nëse këto rezultate konfirmohen, legjislatura franceze do të hyjë në një gjendje paralize politike.
Asnjë parti nuk do të grumbullojë vota të mjaftueshme për të përmbushur pragun e 289 vendeve për një shumicë absolute në dhomën e ulët prej 577 vendesh, Asamblenë Kombëtare.
/abcnews.al