Të gjithë adhuruesit e librit do të kenë mundësinë të gjejnë veprat më të fundit në Panairin e Librit, që këtë vit do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve.
Rita Petro, botuese e ALBAS e ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin ka komentuar risitë më të fundit të librit me të cilët do të njihet publiku shqiptar.
Për Petron po i kushtohet vëmendje të veçantë përkthimit. Letërsia e mirëfilltë e sjellë nëpërmjet librit “Kuajt e Betejës”, sipas saj nuk është thjesht një rrëfim për historitë e diktaturave, por edhe një nga librat që kemi pasur shumë punë, tha Petro.
“Albas do të sjellë kryevepra të letërsisë botërore, këtë vit ka pasur edhe një vëmendje të kushtuar klasikëve. Duam që të kemi serinë e klasikëve, duke i kështuar rëndësi edhe librave klasikë për fëmijë. Qëllimi nuk është për të konkuruar një përkthim tjetër, jemi munduar të përkthen të gjitha nga orgjinali për të qënë sa më origjinal”, u shpreh Rita.
Gjithashtu Petro tha se klasikët shpeshherë janë cënuar dhe për këtë arsye jemi munduar ti sjellim sa më origjinal.
Mimoza Ahmeti për Petron është “avangardiste” në letërsinë shqipe e cila thyen stadardin e prozës poetike duke i kthyer në moderne.
Rita Petro është një shkrimtare e cila do të vijojë të jetë provokuese me librat e saj kjo jo për të ndryshuar shoqërinë por për të treguar vetveten artistike të saj.