Një ditë pas shpërthimit në det të bombolës së oksigjenit, identifikohet viktima. Bëhet fjalë për 52 vjecarin Armando Nelaj nga Saranda.
Prej 13 vitesh ai ushtronte biznes në fushën e ndërtimit në një kompani të mjeteve të rënda. Natën e së hënës ai u zhyt në det për të peshkuar në afërsi të portit të Sarandës por nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit pësoi dëmtime të shumta.
52 vjecari u nxor nga dy turistë të huaj që ishin në një anije të ankoruar në radë dhe u transportua në spital, por nga plagët e shumta ndërroi jetë pak momente më vonë.
Policia e Sarandës po heton për shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor nga Prokuroria./abcnews.al