Kokaina e Frakullës, 90 vite burg/ Gjykata e Posaçme jep dënimin për 10 të arrestuarit për trafik droge

schedule16:31 - 25 Qershor, 2024

schedule 16:31 - 25 Qershor, 2024

Gjykata e posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për Laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Të akuzuarit u dënuan në total me 90 vite heqje lirie, ndërsa u shpallën fajtor për akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal.

Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ata kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit. Kështu dënimi më i madh me 11 vite e 4 muaj heqje lirie u dha për Nikolin Gjolenën, Klajdi Kodrën dhe Denislon Çervanakën.  Nga hetimet ka rezultuar se janë sekuestruar 485 kg kokaine që u trafikua nga kolumbia nëpërmjet një ngarkese me pleh organik që u zbulua fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim te DEA-s amerikane.

Sipas prokurorisë për nxjerrjen e lendes narkotike nga plehu kimik ku ajo ishte fshehur, grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas kolumbianë që i shpëtuan arrestimit. Për kere rast SPAK ka veçuar edhe nje fraksion tjeter hetimor per persona te tjere te paidentifikuar qe dyshohet se kane qene te perfshire ne trafikun e kokaines nga kolumbia në Shqipëri.

Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

VENDIMI I GJYKATËS SË POSAÇME

Nikolin Gjolena     11 vite e 4 muaj burg

Viktor Çervanaku   10 vite burg

Enxhi Ferhati       8 vite burg

Klajdi Kodra        11 vite e 4 muaj burg

Bledar Matoshi       8 vite burg

Denilson Çervanaku  11 vite e 4 burg

Zenel Çervanaku     9 vite e 4 muaj burg

Redion Meshi        9 vite e 4 muaj burg

Julian Malaj         2 vite  burg

Marildo Rona        8 vite burg

 

 

 

/abcnews.al