Ursula von der Leyen përgëzon Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave të anëtarësimit

schedule11:40 - 25 Qershor, 2024

schedule 11:40 - 25 Qershor, 2024

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se Bashkimi Europian ka nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Unë përgëzoj Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Europian.

Rruga përpara do të jetë e vështirë, por plot mundësi,” tha ajo në platformën X.

Javën e kaluar, vendet anëtare të BE miratuan kuadrin e negociatave për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!