VIDEO/ Tifozët mbushin tribunat e “Merkur-Spiel Arena”, mitiku gjerman “ngjyroset” kuq e zi

schedule19:50 - 24 Qershor, 2024

schedule 19:50 - 24 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Mirëpo, pavarësisht se sfida fillon në orën 21:00 tifozët janë akomoduar në ndenjëset e tyre, duke dhuruar një pamje emocionuese për sytë e çdo shqiptari, me shkallët e arenës gjerman, “Merkur-Spiel Arena”, e cila është e gjitha e “ngjyros” me ngjyrat “kuqezi”.

Tashmë gjithçka mbetet është që djemtë tanë të na dhurojnë një performancë magjike, e pse jo fitoren, për të shkruajtur historinë, në Kampionatin Evropian, të Gjermanisë. /i.m /abcnews.al