Dhunuan 29-vjeçaren/ Vlorë, gjykata lë në burg babain, vëllain dhe bashkeshortin e të resë

schedule11:44 - 24 Qershor, 2024

schedule 11:44 - 24 Qershor, 2024

Tre burrat të cilët dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një 29 vjeçareje në Vlorë janë lënë pas hekurave.

Mëngjesin e të hënës gjykata vendosi arrëst në burg me afat 45 ditor për babain, vëllain dhe bashkëshortin e të resë.

Të tre, Astrit Bajrami, Ervin Bajrami dhe Armand Janka nuk thanë asnjë fjalë në seancë ndërsa avokatët e tyre mohuan dhunën.

Sipas tyre e reja vuante nga epilepsia që në moshë të vogël dhe në krizat që ajo kishte patur së fundmi të tre burrat e kishin kapur forcërisht nga krahët.

Por tjetër gjë ka deklaruar 29 vjeçarja në polici. E pyetur në spital kur tre burrat e kishin cuar pas krizave të epilepsisë e reja, nënë e një fëmijë 5 vjeç ka thënë se babai, vëllai dhe bashkëshorti e kishin dhunuar por pa dhënë arsyet.

Në trupin e saj, veçanërisht në krahë janë konstatuar edhe shenja dhune.

Dhunuesit dhe 29 vjeçarja jetonin të gjithë nën një çati ndërsa institucionet vijojnë ende hetimet për zbardhjen e rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!