Bashkimi Evropian do të fillojë zyrtarisht nesër bisedimet e pranimit të Ukrainës, duke hedhur poshtë përpjekjet e Rusisë për të detyruar ish fqinjin e saj sovjetik të mos bashkohet me aleancat perëndimore.
Volodymyr Zelenskyy pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë e nisjes, në atë që zyrtarja më e lartë e Ukrainës për Evropën, Olga Stefanishyna e përshkroi si një “ditë të madhe”.
Pavarësisht luftës, vendi nuk do të kërkonte trajtim të veçantë gjatë negociatave, tha ajo.
“Ky është vullneti më i madh i popullit ukrainas. Dhe kjo është e pakthyeshme. Ju keni parë që ukrainasit kanë qëndruar për zgjedhjen e tyre,” tha Olga Stefanishyna, zëvendëskryeministrja për integrimin evropian dhe euroatlantik.
Kanë kaluar rreth dy vjet që kur Ukraina aplikoi për anëtarësim. Lufta vazhdon ende, por pranimi po fillon tani, shkrua “news.sky”.
Ndërsa vlerësohet për përparimin që nga aplikimi i saj, Ukraina duhet të kryejë dhjetëra reforma institucionale dhe ligjore të nevojshme për anëtarësimin.
/abcnews.al/