Ambasada Amerikane zbulon pagat dhe paralajmëron gjyqtarët (video)

schedule17:47 - 12 Nëntor, 2019

schedule 17:47 - 12 Nëntor, 2019

Ambasada Amerikane vijon të japë mesazhe për luftën kundër korrupsionit në vend. Këtë javë ambasada është ndalur tek korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Në një video ilustruese, ambasada shpjegon se paga mesatare e një gjyqtari në Shqipëri është 10 mijë euro në vit, por 1 në 3 gjyqtarë kanë deklaruar pasur mbi 250 mijë euro.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni”, shkruan ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!