Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E dimë kë kemi përballë”, ish-mbrojtësi i Kombëtares vlerëson Gjimshitin: Fjalët e një kapiteni të madh

schedule20:26 - 23 Qershor, 2024

schedule 20:26 - 23 Qershor, 2024

“Është një sfidë ndaj një ekpi shumë të fortë, por besoj se të gjithë çunat janë gati për sfidën. Gjëja më e rëndësishme është se jemi akoma në garë për të kaluar grupin dhe do të bëjmë maksimumin për të “bezdisur” Spanjën. Formacioni nuk ndikon aspas, pasi edhe formacioni i dytë i Spanjës është në të njëjtin nivel. E dimë kë kemi përballë dhe nuk mendojmë aspask se ata do të luajnë me ekipin e dytë dhe po përgatitemi njësoj, sikur luajmë kundër titullarëve”,- me këto fjalë u shpreh kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, në konferencën për shtyp, prag sfidën me Spanjën.

Një koment mbi fjalët e liderit të “Legjionari” e ka bërë edhe ish-anësori i mbrojtjes së Kombëtares, Hysen Zmijani, i cili në një lidhje direkte, me emisionin “Sport Center”, në ABC News,  vlerësoi anën profesionale të “yllit” të prapavijës e më tej u ndal te tifozeria e zjarrtë e “Kuqezinjve”, në Gjermani.

“Nga ana profesionali ai është perfekt. Me këdo jep 100% në fushën e lojës, nuk ka rëndësi kundërshtari. Janë tamam fjalët e një kapiteni të madh.

Shqipëria po përgatitet për një ndeshje të madhe, ku nga ana tjetër, jë rëndësi të madhe do të kënë edhe tifozët, siç ndodhi në Dortmund, edhe në Hamburg, edhe këtë herë pres një atmosfertë fantastike, pasi jemi krenar për të gjithë atë që Kombëtarja po bën aty dhe pse jo të arrijmë një fitore”,- u shpreh Zmijani. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!