Seri sulmesh në Rusi/ Sulmohet sinagoga, dy kisha dhe stacioni i policisë. Raportohet për të vrarë dhe të plagosur

schedule19:41 - 23 Qershor, 2024

schedule 19:41 - 23 Qershor, 2024

Të paktën gjashtë oficerë policie dhe një prift janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një seri sulmesh të armatosura në republikën ruse të Dagestanit. Sipas mediave të huaja, persona të armatosur hapën zjarr në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stacion policie në Dagestanit, në rajonin e Kaukazit të Veriut.

“Si rezultat i sulmeve terroriste, sipas të dhënave paraprake, një prift i Kishës Ortodokse Ruse dhe oficerë policie u vranë”, tha në një deklaratë Komiteti Kombëtar Anti-Terrorizëm, citon RIA Novosti.

Në fillim, një grup personash të armatosur qëlluan në një sinagogë dhe një kishë në Derbent, të cilat më pas u përfshinë nga zjarri. Në të njëjtën kohë, u raportua për një sulm në një stacion policie në Makhachkala, ku humbën jetën gjashtë policisë dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur.

Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit raportoi se dy militantë u eliminuan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!