Prova me formacionin, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Spanjës

schedule16:56 - 23 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 23 Qershor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka vijuar stërvitjen sipas programit, me teknkun Sylvinho po i jep dorën e fundit përgatitjeve në prag të sfidës së tretë dhe të fundit në Grupin B kundër Spanjës, teksa në seancën e parafundit përpara sfidës deçizive, vetëm Enea Mihaj u stërvit i veçuar, me mbrojtësi që kishte një lodhje muskulare dhe pritet t’i bashkohet sërish grupit pasditen e kësaj të diele.

Tekniku “kuqezi” dhe stafi i tij, zhvilluan të gjithë stërvitjen, duke u fokusuar sidomos te loja me top dhe situatat në mbrojtje dhe sulm, me të cilat skuadra mund të përballen në ndeshjen kundër Spanjës, po ashtu, braziliani duhet të zgjidhë dilemat me formacionin.

Ndryshe nga ndeshja e parë kundër Italisë, skema 4-3-3 e aplikuar në sfidën e dytë ndaj Kroacisë dha më shumë siguri, sidomos me shtimin e forcave në mesin e fushës por, tekniku duhet të vendosë për sulmuesin, ndërsa Broja pritet të kthehet sërish titullar kundër iberikëve.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me Arbër Hoxhën. Në dy ndeshjet e para, suluesi luajti si zëvendësues në krahun e majtë. Impakti i tij ishte shumë pozitiv, duke kandiduar seriozisht për një vend në formacion, por ai kushtëzohet nga forca e rivalëve, ndërsa zgjedhja i takon tekniut Sylvinho dhe strategjisë së tij për të përballuar kryesuesit e Grupit B. /i.m /abcnews.al