Përfundon takimi i ambasadorëve me Bashën, zbardhet biseda mes tyre

schedule17:16 - 12 Nëntor, 2019

schedule 17:16 - 12 Nëntor, 2019

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca,  ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe ai britanik Duncan Norman, zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ambasadorët kanë mbërritur rreth orës 15.30 në selinë blu.

Sipas raportimit të gazetarit të ABC News, Juxhin Mustafaraj, në fokus të takimit mes Bashës dhe ambasadorëve ka qenë reforma zgjedhore, si procesi më i rëndësishëm në zhvillimet aktuale të politikës. Ky takim, mes Bashës dhe ambasadorëve, ka qenë i fiksuar disa ditë më parë me kërkesë të PD, dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.

Palët politike kanë  nisur përsëri akuzat në lidhje me procesin ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ata akuzojnë njëri-tjetrin me argumentin se anëtarët e zgjedhur për në Kushtetuese nuk janë  figura të “zhveshura” nga ndikimet politike.

Votimi i djeshëm në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Kushtetueses u përshëndet nga SHBA-ja, Gjermania dhe nga Bashkimi Europian, ndërsa përfaqësuesit e tyre në Tiranë shtuan se ky proces do t’i hapë rrugë konsolidimit të ligjit në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!