Një udhëheqës i grupit islamik libanez Jamaa Islamiya, një aleat i Hamasit, u vra të shtunën në një sulm izraelit në rajonin perëndimor Bekaa, sipas një burimi libanez të sigurisë.
“Një udhëheqës i Forcave al-Fajr të Xhamaa Islamiya, Ayman Ghotmeh, u vra në një sulm izraelit në Khiara në Bekaa perëndimore,” 10 kilometra nga kufiri me Sirinë, tha burimi për AFP.
Forcat Fajr, krahu i armatosur i Jamaa Islamiya, u krijuan në vitin 1982 për të luftuar pushtimin izraelit të Libanit.
Që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas më 7 tetor, lëvizja e fuqishme Hezbollah e Libanit dhe grupe të tjera aleate me militantët palestinezë kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me Izraelin përtej kufirit jugor.
Ushtria izraelite tha se një avion kreu një “sulm të saktë në zonën Beqaa në Liban për të eliminuar terroristin” Ayman Ghotmeh, i cili sipas tyre furnizoi me armë Hamasin dhe Jamaa Islamiya në Liban.
Ai ishte në shënjestër për “përfshirjen e tij në promovimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve terroriste kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën izraelite.
An IAF aircraft conducted a precise strike in the Beqaa area in Lebanon in order to eliminate Ayman Ratma, a central terrorist operative responsible for weapons supplies for the Hamas and Jamaa Islamiya terrorist organizations in Lebanon, as well as the development of terrorist… pic.twitter.com/4sfWzi7a2K
— Israel Defense Forces (@IDF) June 22, 2024