Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dështim i plotë politik i Partisë së Lirisë”, Zekthi: Arsyet që deklaroi Meta për divorcin, të papranueshme

schedule17:25 - 21 Qershor, 2024

schedule 17:25 - 21 Qershor, 2024

“Politika nuk mund të prishë familje, familja duhet të jetë më e madhe”, kështu u shpreh analisti Fitim Zekthi ndërsa komentoi divorcin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Zekthi tha se e gjitha kjo është një dështim i rëndë politik.

“Duke qenë se është bërë publike, mendoj që ajo që e tha zoti Meta se na ndau politika, është e papranueshme, nëse do më pyesësh mua si konservator. Njeriu nuk mund të ndahet nga familja…Nuk mendoj se Meta dhe Kryemadhi mendojnë tani pas kaq kohësh mendojnë për politikën apo rrezikun. Por mund të them që është një dërrmim i plotë politik, një korruptim politik, apo dështim i rëndë politik. Është e pashpjegueshme si mund të prishin një marrëdhënie të ngushtë familjare”, tha më tej Zekthi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!