Një zjarr ka rënë pak momente më parë në një zonë pyjore në Evia, në zonën e Panagitsa në Greqi.
Për pasojë është lënduar një person, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Mediat greke shkruajnë se për zjarrin janë mobilizuar 32 zjarrfikës, 1 grup alpinistësh, 12 automjete dhe një helikopter. Sipas informacioneve të shërbimeve zjarrfikëse zjarri është shkaktuar nga një ekskavator.