Temperaturat ekstreme, OKB thirrje për evakuimin e 10 mijë palestinezëve

schedule15:12 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:12 - 21 Qershor, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se temperaturat jashtëzakonisht të nxehta në Rripin e Gazës mund të përkeqësojnë problemet shëndetësore për palestinezët e zhvendosur nga bombardimet izraelite dhe luftimet e ashpra midis Izraelit dhe Hamasit.

Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se një krizë e madhe e shëndetit publik është shumë afër në Gaza, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

Sipas OBSH-së, uji i ndotur dhe higjiena e dobët janë të lidhura me sëmundje të tilla si kolera, diarreja dhe hepatiti A. Rreth 10,000 pacientë duhet të largohen nga Gaza, për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

/abcnews.al