Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’.
Kështu, pas përfundimit të përballjes në Hambrug, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e fundit të grupeve, atë të 24 qershorit, ndaj Sapnjës, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.
Me rikthimin në kampin bazë kanë filluar edhe daljet në konferencë për shtyp, nga “Kuqezinjtë” tanë, ku pas sulmuesit Rey Manaj, mesditën e kësaj të premteje për mediat do të flasë “surpriza” e këtij Evropiani, Arbër Hoxha, i cili fillimisht foli për minutat e tij të pakta deri më tani me Kombëtaren, si dhe për sfidën e radhës ndaj Spanjës.
“Aq sa ka minuta do të jap maksimumin për Kombëtaren Mendoj që në ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë më mirë se ndaj Italisë. Shënuam, pësuam, por nuk u dorëzuam. Tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe jemi fokusuar te përballja e radhës, ndaj Spanjës.
Të gjithë e dimë, që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm. Pamë ndeshjen, dje, ndaj Italisë dhe ishin të shkëlqyer. Ne na mbetet veçse të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifkimin historik, përballë tyre, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
Duke e marrë parasysh që ndaj Kroacisë luajtëm mjaft mirë, me shumë raste shënimi, besoj se do të futemi ndaj Spanjës për të fituar, pasi vetëm ai rezultat na siguron kaulifkimin. Kur hyra në fushë ndaj u futa për të ndihmuar skuadrën, krijuam rastin e dytë që e shënuam, patëm sërish mundësi shënimi, por nuk arritëm ta shfrytëzonim”,- u shpreh fillimisht anësori i sulmit. /i.m /abcnews.al