Rrezikuan mbytjen në Shëngjin, shpëtohen dy pushueset nga Kosova

schedule10:01 - 21 Qershor, 2024

schedule 10:01 - 21 Qershor, 2024

Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në plazhin e Shëngjinit.

Rasti është regjistruar në qendër të plazhit, ndërsa pushueset janë arritur të nxirren nga vrojtuesi i plazhit dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Gazetari Gjergj Figuri raporton se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al