Për Kreshnik Çollakun Partia Demokratike duhet të ketë një bashkim real mes grupeve të saj si e vetmja mundësi e kësaj force politike, ndaj sipas vendimet e largimit si ai i Alibeajt, janë të nxituar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe, u shpreh këto deklarata të deputetit të PD Kreshnik Çollaku janë të dhimbshme, ndërsa nënvizoi se Enkelejd Alibeaj tregoi një qëndrim të fortë dhe konsekuent.
Nga ana tjetër Mece nuk i kurseu edhe kritikat për Lulzim Bashën duke thënë se sot e sheh si armikun e demokracisë.
“Është e dhimbshme deklarata e Çollakut, është e dhimbshme. Kisha pritshmëri tjetër tek ky personalitet. S’mund ta krahasoj me të tjerë që edhe pse kanë marrë vota, nuk duhet të ishin. Por ky person, u falënderua kur mori përsipër që të përfaqësonte alternativën e re të domosdoshme. Fryma që prodhoi Alibeaj do të tregonte një tjetër situatë. Duhet vetëm një kurajë dhe guxim që atë që ka nisur ta kthejë në institucionale, Basha për mua është armiku i demokracisë në këtë moment. Por tentativat e tij janë që ta amortizojë atë çështje dhe më pas të harrohet fare. Fryma euroatlantike ekziston. Kush do ta bëjë luftën kundër korrupsionit? Berisha? Berisha bashkë me Metën dhe Bashën dali në minorancë. Nga ana tjetër mund të them që zgjidhja sot është prodhimi i frymëve të reja dhe mbështetja e tyre. Qëndrimi i Alibeajt sot ka qenë absolutisht konsekuent. Kam 30 vite që e njoh politikën dhe kam mësuar që çdo post i lëshuar është humbje”, tha ndër të tjera Meçe.
/abcnews.al/