Ndeshja me Kroacinë/ Mediat e huaja: Shqipëria po i bën të djersiten rivalët në grupin e ferrit

schedule12:06 - 20 Qershor, 2024

schedule 12:06 - 20 Qershor, 2024

Edhe pse goglat e pozicionuan në grupin B, të cilësuar si grupi i ferrit, me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, Shqipëria ka zhvilluar një kampionat evropian, për të cilat mediat e huaja po i bëjnë jehonë kuqezinjve.

New York Times shkruan se Shqipëria po i bën të djersiten rivalët në grup, pas barazimit të arritur ndaj Kroacisë, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Gjthashtu, në artikull citohet edhe ndeshja kundër Italisë, ku Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 23, duke vendosur rekord.

“E drejtuar nga ish-mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Barcelonës dhe Brazilit, Sylvinho, Shqipëria është një skuadër kundërsulmuese fizike që kërkon të mbulojë çdo hendek të perceptuar të talenteve mes tyre dhe kundërshtarëve, përmes vrapimit të vështirë. Kësaj skuadre iu deshën 23 sekonda për të shënuar në Euro 2024 pasi Nedim Bajrami vendosi një rekord të ri për golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian kur hapi rezultatin kundër Italisë. Ndërsa Shqipëria e humbi përfundimisht atë ndeshje 2-1, goli i tyre i hershëm shërbeu si një paralajmërim; nënvlerësojeni këtë ekip dhe jeni në rrezik. Ishte një paralajmërim që Kroacia u përpoq ta dëgjonte. Takimi i së mërkurës mes dy ekipeve ishte një rrëmujë e papritur dhe argëtuese”, thuhet ndër të tjera në artikull./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!