Autoritetet polake kanë gjobitur një spital që refuzoi të kryente një abort ndaj një gruaje që kishte një certifikatë mjekësore se shtatzënia mund të kërcënonte jetën e saj. Gruaja, e cila ishte 14 javë shtatzënë, kërkoi një abort në një spital në qytetin e Pabjanjica, raporton Reuters.
“Gruaja ka treguar një vërtetim nga psikiatri, i cili ka thënë qartë se vazhdimi i asaj shtatzënie është kërcënim për shëndetin apo jetën e saj”, tha Antonina Levandovska nga Fondacioni për Gra dhe Planifikim Familjar, duke shtuar se përkundër dokumentacionit dhe certifikatës së mjekut, spitali refuzoi të kryente një abort, kështu që gruaja e mori atë shërbim në një spital tjetër.
Refuzimi u konsideruar i paligjshëm dhe u gjobiti spitali me 136,578 dollarë, ndërsa, spitali thuhet se po planifikon të apelojë vendimin. Në vitin 2021, Polonia vendosi një ndalim pothuajse të plotë të abortit, i cili shkaktoi protesta masive.
Në atë kohë, qeveria polake lejoi ndërprerjen e shtatzënisë vetëm në rastet e përdhunimit, incestit ose kërcënimeve për shëndetin ose jetën e nënës, megjithatë, edhe atëherë, mjekët mund të refuzonin të kryenin një abort për arsye morale.
Qeveria e kryeministrit Donald Tusk prezantoi së fundmi një rregullore për të penalizuar qendrat mjekësore të financuara nga publiku që refuzojnë të kryejnë procedura ligjore./abcnews.al