Situata te Napoli është përkeqësuar ndjeshëm. Tifozët para ndeshjes me Genoan hapën pankarta në pikat kyçe të qytetit dhe mesazhi për futbollistët ishte i qartë: “Keni zgjedhur një rrugë të keqe… Respektoni ata që e duan këtë fanellë dhe ata që ju paguajnë”.
E gjitha kjo ndodhi pas refuzimit të futbollistëve për të refuzuar vendimin e presidentit Aurelio De Luarentiis për të qëndruar të grumbulluar. Kjo u pasua nga një gjobë e klubit, që kapte 5 për qind të pagës mujore. Diçka e tillë nuk u prit mirë nga lojtarët, të cilët tashmë janë të bindur që po sulmohen nga tifozët.
Ditët e fundit është vjedhur shtëpi e Allan, kurse Piotr Zielinski pa të trembur gruan e tij, Laurën, së cilës i thyen xhamin e makinës dhe i vodhën stereon dhe navigatorin. Nisur nga këto ngjarje, lojtarët e Napolit po punësojnë truproja.
Kalidou Koulibaly e ka bërë diçka të tillë dhe ruhet nga forca sigurie, ashtu sikurse familja e tij. Ndërkohë dyshohet se prej frikës, gruaja e Lorenzo Insigne është larguar nga Napoli. Një situatë e paprecedentë, që normalisht do të ndikojë edhe te paraqitjet e futbollistëve në fushë. /abcnews.