“Loja me Kroacinë e bukur”, ish-futbollisti: Me Spanjën pres një Shqipëri të mbyllur, të ndërtojnë kundërsulme me lojtarët e shpejtë

schedule18:34 - 19 Qershor, 2024

schedule 18:34 - 19 Qershor, 2024

TIRANË- Me një ndeshje të luftuar në çdo moment, Kombëtarja e Shqipërisë mori një barazim të artë në minutat e fundit me kombëtaren kroate.

Elvi Sharra, ish-futbollist, i ftuar në “Special Report” tha se loja e Kombëtares Shqiptare ishte e mirë dhe e luftuar, përballë një ekipi të fortë si Kroacia.

“Loja me Kroacinë ishte shumë e bukur. Loja e kombëtares e mirë taktikisht, por ndeshja ka ulje dhe ngritjet e veta. Rezultati vjen dhe si pasojë e lojës. Këtë ndeshje u dukëm më të guximshëm dhe mendoj se duhet të ishim dhe më të guximshëm”, tha ai.

Ai theksoi se trajneri Sylvinho duhet të kishte ndërhyrë me herët me zëvendësimet, pasi krahët kishin konsumuar shumë.

“Në minutë e 60 besoj se duheshin bërë ndërrimet. Lojtarët e krahut duhet të ishin ndërruar, mendoj se Hoxhën duhet ta kishim futur me herët”, tha ai.

Ai u pyet dhe për kritikat ndaj mbrojtësit Elseid Hysaj, për të cilin tha se u sulmua në mënyrë të padrejtë.

“Hysaj u kryqëzua në rrjetet sociale. Patjetër, sepse ai ishte një top me shumë shpejtësi të lartë. Ato që i kanë rënë qoftë dhe njëherë topin, nuk mendojnë, Hysaj është një lojtar që i ka dhënë kombëtares, dhe mund t’i japë edhe shumë kombëtares”, tha ai.

Sa i takon sfidë së radhës kundër Spanjës, e cila luhet më 24 qershor, Sharra tha se pret një formacion mbrojtës, i cili herë pas herë duhet të provojë të dalë përpara me lojtarë të shpejtë si Broja, Muçi apo Hoxha.

“Me Spanjën pres një Shqipëri të mbyllur, dhe me lojtarë të shpejtë, si Muçi dhe Broja, qoftë edhe Arbër Hoxha”,  tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!