Mark Rutte në krye të NATO-s? Moska: Asgjë nuk do të ndryshojë, SHBA-të janë në krye

schedule10:25 - 19 Qershor, 2024

schedule 10:25 - 19 Qershor, 2024

Emërimi i Mark Rutte në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në politikën e aleancës, e cila vendoset nga SHBA. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një intervistë për Radio Sputnik, të raportuar nga agjencia Ria Novosti.

Më herët, Hungaria dha dritën jeshile që kryeministri holandez të jetë një kandidat i mundshëm për të drejtuar NATO-n. Për të mbështetur Rutte, Hungaria kishte kërkesat e veta, duke përfshirë një garanci që Hungaria nuk do të duhej të siguronte fonde për Ukrainën ose të dërgonte ushtarët e saj atje.

Edhe Sllovskia u shpreh pro kandidaturës së Rutte. “Sllovakia preferon një kandidat “gjeografikisht” më të afërt nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ne mbështesim Mark Rutte si kreun e NATO-s”, u shpreh presidenti sllovak Peter Pellegrini pas samitit të Bashkimit Europian në Bruksel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!