“Psikiatri” është libri më i ri i përkthyer në gjuhën shqipe, i shkruar nga Machado De Assis.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro ka ndarë detaje nga ky libër, i cili është një rrëfim mbi marrëzinë dhe kthjelltësinë, satirën politike dhe komedinë e sjelljeve njerëzore.
Baro ka theksuar se në qendër të këtij romani është një mjek, që ka studiuar nëpër Europë dhe vendos të rikthehet në vendlindjen e tij në Brazil, ku vendos të hapë një psikiatri.
“Historia rrëfen një mjek që ka studiuan nëpër Europë dhe merr vendimin të kthehet në vendlindjen e tij në një fshat në Brazil. Edhe fillon të studiojë të gjithë qytetarët atje dhe vendos t’i kërkoj leje këshillit bashkiak të krijojë një çmendinë. Ai ia vendos emrin ‘Shtëpia e Gjelbërt’, pasi kështu i ka dritaret.
Në fund, është një dilemë shumë e madhe, se të gjithë njerëzit vdesin, por mënyra se si vdes është e veçantë”, u shpreh Baro./abcnews.al