Tronditen “Luzitanët”, “perla” e Provod tund rrjetën e Diogo Costa

schedule22:24 - 18 Qershor, 2024

schedule 22:24 - 18 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet edhe si një “rrufe në qiell të hapur”, me “Luzitanët” e Portugalisë që kanë pësuar në sfidën e parë, të këtij Evropiani, ndaj Republikës së Çekisë, në momentin e tyrë më të mirë, duke qëndruar tashmë në disavantazhin e papritur.

Pas një devijimi të topit nga Coufal, sfera bie në këmbët e mesfushorit, Luka Provod, me këtë të fundit, që lëshon një predhë nga jashtë zone, duke tundur rrjetën e Diogo Costa e duke nisur festën në kampin e tij. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al